AIDA nisi sot fushatën e takimeve Aftercare me kompaninë italiane Maccaferri

AIDA nisi sot fushatën e takimeve Aftercare me kompaninë italiane Maccaferri
AIDA nisi sot fushatën e takimeve Aftercare, një nismë që synon ndjekjen e ecurisë së investitorëve të huaj në Shqipëri, identifikimin e nevojave të tyre dhe adresimin e çështjeve që ndikojnë në aktivitetin e tyre.
Takimi i parë në kuadër të kësaj fushate u zhvillua me kompaninë italiane Maccaferri, në praninë e Drejtoreshës Ekzekutive të AIDA-s, znj. Laura Saro, dhe Zëvendësministrit të Ekonomisë, z. Enkelejd Musabelliu.
Maccaferri ushtron aktivitetin e saj në prodhimin dhe tregtimin e rrjetave të çelikut për kontrollin e erozionit dhe stabilizimin e terrenit, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme si dhe produkte me përdredhje të dyfishtë për dyshekë, kafazë dhe produkte të tjera të specializuara.
Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetin e kompanisë në Shqipëri, sfidat dhe problematikat me të cilat përballet biznesi, veçanërisht ato që lidhen me kursin e këmbimit dhe mungesën e instrumenteve financiare që do të mundësonin menaxhimin më efektiv të rreziqeve financiare. Palët shkëmbyen mendime mbi mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit për investitorët e huaj në vend.
BACK TO NEWS