AIDA zhvillon takim pranë Vega Group
AIDA zhvillon takim pranë Vega Group
Në kuadër të fushatës Aftercare, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi sot takimin e radhës me kompaninë Vega Group, e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2018 në sektorin e energjisë së rinovueshme, stacionet e karikimit dhe sistemet fotovoltaike.
Vega Group është e angazhuar në zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri dhe në rajon, duke zgjeruar aktivitetin e saj edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali dhe vende të tjera. Kompania numëron mbi 120 punonjës në Shqipëri dhe mbi 80 punonjës në Itali, në varësi të projekteve që zhvillon.
Takimi u zhvillua në vijim të dialogut të vazhdueshëm që AIDA mban me investitorët ekzistues, me synim ndjekjen e ecurisë së aktivitetit të kompanisë, identifikimin e sfidave dhe ofrimin e mbështetjes institucionale për adresimin e tyre.
Gjatë diskutimeve, CEO i Vega Group, prezantoi projektet kryesore që kompania po zhvillon aktualisht, përfshirë një projekt fotovoltaik me kapacitet 64 MW në Fier, projektin energjetik pranë digës së Vaut të Dejës, si dhe katër projekte të tjera me kapacitet të instaluar mbi 50 MW.
AIDA vlerësoi kontributin e Vega Group në zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe rajon, si dhe rikonfirmoi angazhimin e saj për të mbështetur investitorët ekzistues përmes dialogut të vazhdueshëm, koordinimit ndërinstitucional dhe adresimit të çështjeve që ndikojnë në zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre në vend.

