Për të qenë sa më afër investitorëve, AIDA në kuadër të fushatës Aftercare, sot zhvilloi një vizitë pranë kompanisë AlbaCo Shoes
Gjatë takimit, administratori i kompanisë ndau problematikat, sfidat dhe paqartësitë e hasura ndër vite, si dhe çështjet që vijojnë të ndikojnë në aktivitetin e përditshëm të biznesit.
Përfaqësuesit e AIDA-s dëgjuan me vëmendje shqetësimet e ngritura dhe vizituan ambientet e fabrikës për t’u njohur nga afër me procesin e prodhimit dhe aktivitetin e kompanisë.
AIDA rikonfirmoi angazhimin e saj për të ndjekur dhe adresuar çështjet e evidentuara, si dhe për të përcjellë problematikat pranë institucioneve përkatëse, me qëllim mbështetjen e investitorëve ekzistues dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

