AIDA në Frankfurt për investimet në sektorin e shërbimeve të biznesit

AIDA në Frankfurt për investimet në sektorin e shërbimeve të biznesit
Në zbatim të programit RECONOMY, Frankfurti mirëpriti një aktivitet biznesi ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor u prezantuan përpara kompanive gjermane si destinacione konkurruese për investime në sektorin e shërbimeve të biznesit, outsourcing dhe nearshoring.
Në aktivitet ishin pjesmarrës përfaqësues të kompanive gjermane të interesuara për zgjerimin e aktivitetit të tyre në vendet e WB6, që u njohën me potencialin e rajonit.
Gjatë aktivitetit, AIDA prezantoi potencialin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në sektorin e shërbimeve të biznesit, duke vënë në pah kapitalin njerëzor të kualifikuar, klimën e favorshme të biznesit dhe pozicionin strategjik të vendit për kompanitë që synojnë tregun evropian.
Aktiviteti u përmbyll me takime B2B me përfaqësuesit e kompanive gjermane. Nëpërmjet këtyre takimeve, AIDA zhvilloi fazën e parë të fushatës së saj outreach për sektorin e shërbimeve të biznesit, duke krijuar kontakte të drejtpërdrejta me kompani gjermane dhe duke promovuar Shqipërinë si një destinacion me potencial të lartë për investime në këtë industri.
BACK TO NEWS