Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare, 28 shkurt – 2 mars 2019
Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars dhe do mikpresë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit. Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi.
Gjatë Samitit pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të paraqesin projekte dhe propozime konkrete për krijimin dhe fuqizimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve pritëse, si edhe shkëmbimin e eksperiencave, me qëllim rritjen e kontributit të Diasporës në zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Samiti synon gjithashtu fuqizimin e ndjenjës së identitetit dhe vlerave kombëtare të shqiptarëve, përmirësimin e imazhit dhe rritjen e rolit të Shqipërisë në zhvillimet rajonale e globale.
Për më shumë informacion dhe për të qënë pjesë e Samitit vizitoni linkun: samiti.diaspora.gov.al