Transferimi i kapitalit njerëzor dhe përvojës së diasporës, me rëndësi në zhvillimin e vendit
U mblodhën në Tiranë, me qindra përfaqësues të Diasporës shqiptare për të marrë pjesë në Samitin e Dytë, organizuar nën kujdesin e vecantë të Qeverisë Shqiptare. Ky samit zhvilloi punimet e tij përgjatë 3 ditëve intensive diskutimesh mbi forcimin e rolit të Diapsorës në zhvillimin ekonomik dhe social të vëndit.
Gjatë panelit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik”, të organizuar gjatë Samitit të dytë të Diasporës, ka marë pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila në fjalën e saj ka theksuar se Shqipëria ofron një gamë të gjerë mundësirash dhe sigurish për investitorët e huaj, duke filluar nga rritja e qëndrueshme ekonomike, lehtësirat fiskale, forca punëtore, si dhe një kuadër rregullator shumë konkurrues për investime. Ndër të tjera ka përmendur rolin që do të ketë Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), në vijim të ristrukturimit të saj, me qëllimin kryesor krijimin e një strukture fleksibël që do t’i përgjigjet jo vetëm investimeve të huaja por dhe biznesit vëndas.
Ndërsa gjatë fjalës së tij Drejtori i AIDA-s, Z. Sokol Nano ka vënë në dukje rolin e kontributit që duhet të ketë diaspora Shqiptare në zhvillimin e vendit. Kontributi i zhvillimit të diasporës përmes transferimit të përvojës dhe eksperiencës së suksesshme, do të ketë një ndikim pozitiv në progresin e vendit. Ky kontribut duhet të fokusohet jo vetëm në financa (remitancat, kursimet, investimet), por po aq të rëndësishëm janë dhe burimet njerëzore, veçanërisht (know- how), njohuritë që ata kanë fituar në vendet ku kanë emigruar dhe punojnë, theksoi gjatë Samitit të II-të të Diasporës.
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), luan një rol të rëndësishëm në informimin e biznesit, duke ndjekur investitorin në të gjitha hapat e krijimit të kompanisë, por jo vetëm. Asistenca e AIDA-s vijon dhe pas krijimit të biznesit, duke qenë struktura që i përgjigjet më së miri të gjitha nevojave që do mund të lindin përgjatë ciklit të investimit.
Gjatë fjalës së tij Z. Nano ka shtuar se asnjë sektor i ekonomisë nuk përjashtohet dhe të gjithë janë të hapur për investime, por ende ka potencial të pashfrytëzuar në sektorë si industria automotive, bujqësia, teknologjia e komunikimit dhe informacionit (ICT). Z. Nano gjithashtu dha shembuj të historive të suksesit të shënuara nga investimet e huaja në Shqipëri.
Së fundmi Z. Nano, ftoi të gjithë të pranishmit se promovimi më i mirë i Shqipërisë bëhet së bashku, duke përthithur eksperiencën, njohuritë dhe dijen e Diasporës në botë për të gjeneruar ndryshim ekonomik dhe social në vend.