Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin dhe prezantimi i mundësive të investimit në Shqipëri

Po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin “I.T.B Berlin Fair”, një event turistik ndër më të rëndësishmit dhe më të mëdhenjtë në botë. Ky event po zhvillohet në datat 6 deri me 10 mars 2019, duke krijuar mundësinë për njohjen dhe kontaktimin e drejtpërdrejtë të qindra operatorëve turistikë.

Shqipëria, 1 nga 181 shtete pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, promovon ofertën turistike, potencialet për turizëm gjithëvjetor për tu njohur si destinacion europian dhe për të ftuar sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri. Shqipëria është pjesëmarrëse me stendën e saj, të vizituar me interes të lartë nga Tour Operatorët më të njohur ndërkombëtarë, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e turizmit dhe potencialet e larta të vendit tonë për konsolidimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

I ftuar në këtë panair ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i AIDAs Z. Sokol Nano, i cili prezantoi për investitorët dhe aktorë të tjerë ndërkombetare të sektorit të turizmit, pronat shteterore të përshtatshme për zhvillimin e resorteve turistike, si dhe procedurat e aplikimit për marrjen e statusit të investitorit strategjik në turizem dhe incentivat përkatëse të këtij sektori.

BACK TO NEWS