Thirrje për Shprehje Interesi nga Kompanitë Shqiptare
Thirrje për Shprehje Interesi nga Kompanitë Shqiptare
Mbi mundësinë e organizimit të Forumit Ekonomik Shqipëri – Qipro
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po vlerëson mundësinë e organizimit të Forumit Ekonomik Shqipëri – Qipro. Për këtë qëllim, AIDA fton kompanitë shqiptare të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë nismë dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me tregun qipriot. Ky proces do të shërbejë për të vlerësuar interesin e komunitetit të biznesit dhe për të mbështetur organizimin e forumit.
Kjo thirrje u drejtohet kompanive që synojnë:
Zgjerimin e aktivitetit në tregun e Qipros;
Krijimin e partneriteteve të reja të biznesit;
Zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve;
Promovimin e produkteve dhe shërbimeve shqiptare në tregun qipriot.
Ftohen të shprehin interesin e tyre kompani nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke dërguar një email në adresën info@aida.gov.al.

