Festivali i Ushqimit dhe Pijeve, 10 -12 Maj 2019, Tiranë

Edicioni i 4-të, i Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve i organizuar nga Expocity Albania, do të mbahet në datat 10 – 12 Maj 2019. Ky aktivitet fton në një platformë të përbashket aktorët më të rëndësishëm te vendit, rajonit dhe më gjerë.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019, vjen në këtë edicion të 4-të, me fokus për të vendosur në qëndër të vëmendjes, zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe të pijeve, duke ju ofruar të gjitha shoqërive që operojnë në treg, mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Risitë në industrinë ushqimore dhe atë të pijeve, siguria ushqimore, promovimi i vlerave të kulinarise etj., do të jenë kryefjala e këtij organizimi.

Ky event do të zhvillohet nën moton “Provo, Shijo, Gëzo”, synon të mbledhë aktorë të rëndësishëm të industrisë duke bërë të mundur promovimin e markave, tendencave dhe risive në industrinë ushqimore dhe të pijeve. Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019, do të ofrojë jo vetëm një platformë ekspozimi, por gjithashtu edhe mundësinë e organizimit të live show me degustime nga shefa të njohur të kuzhinës, si ndjekja nga afër e kuzhinierëve dhe bartenderave më në zë, të cilët performojnë live, konkursin e përvitshem të verës, degustime pijesh të tjera si: konjak, verë, kokteile, madje edhe degustim të kafes. Nuk do të mungojnë edhe seminaret informuese për sigurinë ushqimore dhe workshops e panele me aktorët kryesorë mbi të rejat dhe trendet e sektorit.

Për më shumë informacion dhe regjistrim vizitoni linkun e meposhtem: Food-drink-festival-2019

BACK TO NEWS