Ftesë për pjesëmarrje në Balkan Business Dialogue
Ftesë për pjesëmarrje në Balkan Business Dialogue
Më 23 shtator 2026, në Green Village, Nieuwegein, Holandë, zhvillohet Balkan Business Dialogue, një aktivitet i organizuar nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Agjencinë Holandeze të Ndërmarrjeve (RVO).
Takimi do të sjellë së bashku kompani, investitorë, institucione dhe politikëbërës për të diskutuar mbi mundësitë e biznesit, investimeve dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
AIDA fton kompanitë, shoqatat dhe aktorët e interesuar shqiptarë të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe të krijojnë kontakte të reja me partnerë holandezë dhe rajonalë.

