Shqipëria në panairin ProWine Shanghai 2026
AIDA fton kompanitë shqiptare të sektorit të verës të shprehin interesin për pjesëmarrje në Pavijonin Kombëtar Shqiptar në ProWine Shanghai 2026, panairi më i madh profesional i verës dhe pijeve alkoolike në Kinë dhe një nga platformat kryesore të industrisë në tregun aziatik.
Pjesëmarrja në këtë panair synon të rrisë promovimin e verës shqiptare, krijimin e kontakteve të reja tregtare dhe zgjerimin e eksporteve drejt tregjeve aziatike. ProWine Shanghai mbledh importues, distributorë, rrjete tregtare, profesionistë të HoReCa-s, somelierë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota.
AIDA do të mbështesë pjesëmarrjen në Pavijonin Kombëtar Shqiptar, hapësirën ekspozuese dhe organizimin e takimeve B2B dhe aktiviteteve të përbashkëta promovuese.
Kompanitë pjesëmarrëse do të mbulojnë:
• Shpenzimet e transportit dhe akomodimit të përfaqësuesve të tyre;
• Transportin ndërkombëtar të mostrave dhe produkteve që do të ekspozohen;
• Çdo shpenzim tjetër individual që nuk lidhet drejtpërdrejt me organizimin e Pavijonit Kombëtar.

