Forschner inaguron stabilimentin e 3-të në Durrës
Kompania Gjermane Forschner inaguroi ditën e djeshme stabilimentin e 3-të të prodhimit në vendin tonë. Kjo kompani operon në sektorin e industrisës automotive dhe llogarit rreth 700 të punësuar në Tiranë dhe Durrës.
Të pranishëm në këtë inagurim ishin Ambasadori i Republikës Çeke, përfaqësues të bordit drejtures të Forchner, klientë, partnerë dhe sigurisht edhe AIDA.
Në fjalën përshendetëse Z. Genc Çeli, Drejtori i Drejtorisë së Investimeve të Huaja, theksoi rëndësinë që industria automotive ka për ekonominë e vëndit tonë.
Çeli gjithashtu u ndal tek interesi i lartë i kompanive të huaja në sektorin e Automotive për vendin tonë, nisur nga kostot konkuruese të fuqisë punëtore, logjistika e përshtatshme, fuqia punëtore e kualifikuar dhe prezenca e shkollave profesionale.
Për momentin në vëndin tonë operojnë disa kompani në këtë sektor si, Grupi Delmon që vepron në Elbasan, në sektorin e përpunimit të gominave, Yura Corporation në Fier, që së shpejti do të fillojë prodhimin e kabujve elektirk, natyrisht edhe Forschner Albania, që çdo vit po rrit kapacitetin e prodhimit dhe punësimin me hapa të sigurt e të konsoliduar.
Në Shqipëri, ne gjithashtu prodhojmë serdile për Makinat e garave Rally, rrota, marshe e timone për markat e makinat italiane, industrinë e jahtev, e ku perfaqesues të kësaj tipologjie janë SV Mega në Përrenjas dhe NC Espansi Albania në Dibër.
AIDA është gjithmonë një partner për të mbështetur investimet e huaja përmes shërbimeve të ndryshme që ne ofrojmë, si përzgjedhja e pronave, këshilla mbi kuadrin ligjor dhe financiar, si dhe shërbimin e kujdesit pas dhe adresimin e të gjitha problemeve në nivelet më të larta të vendimmarrësve.