AIDA prezanton mundësitë e Shqipërisë për investime në bujqësi dhe agroindustri në Bari
AIDA prezanton mundësitë e Shqipërisë për investime në bujqësi dhe agroindustri në Bari 
Në kuadër të programit “Puglia Going Global”, sot
Shqipëria prezantoi potencialet e saj për investime në bujqësi, agroindustri dhe agrobiznes në aktivitetin “Puglia Business Routes – Ballkani Perëndimor dhe Azia Qendrore: Agrobiznesi dhe mundësitë për sipërmarrjet puljeze”, zhvilluar në Fiera del Levante, Bari.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, prezantoi mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, me fokus te përpunimi agro-ushqimor, teknologjitë bujqësore, mekanizimi, magazinimi, logjistika dhe zhvillimi i produkteve me vlerë të shtuar. Ajo theksoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit me kompanitë italiane, duke u mbështetur në marrëdhëniet e konsoliduara ekonomike dhe investuese mes Shqipërisë dhe Italisë.
Aktiviteti, organizuar nga Unioncamere Puglia, mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe komuniteteve të biznesit nga Ballkani Perëndimor dhe Puglia, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investues.
Në përfundim, bizneset e interesuara patën mundësinë të takojnë përfaqësuesit e AIDA-s në stendën e dedikuar, për të marrë informacion mbi mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në Shqipëri.

