THIRRJE E HAPUR: AIDA mbështet programin e përshpejtimit “Bridge to Balkans” në Tiranë!
AIDA fton të gjithë studentët universitarë, sipërmarrësit e rinj, inovatorët dhe themeluesit e startupeve në fazat e hershme të aplikojnë për një mundësi unike zhvillimi!
Programi i Përshpejtimit për Startupe “Bridge to Balkans” (B2B), i iniciuar nga Dijitalpark Teknokent, po vjen për herë të parë në Tiranë. Ky program synon të bashkojë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve nga i gjithë Ballkani, duke ju ofruar mbështetje konkrete për t’i kthyer idetë tuaja në biznese reale.
Çfarë përfshin programi?
· 5 Nëntor | Startup Bootcamp (Tiranë).
· 2 Javë Mentorim & Zhvillim (pas bootcamp-it)
· 11 Dhjetor | Grand Final Demo Day (Shkup): Startupet më premtuese do të garojnë në finalen e madhe në Maqedoninë e Veriut.
Pse duhet të aplikoni?
Ky nuk është thjesht një konkurs. Është mundësia për të transformuar idetë tuaja në ndërmarrje reale, për të zgjeruar rrjetin tuaj përtej kufijve dhe për t’u bërë pjesë e ekosistemit në rritje të sipërmarrjes në Ballkan.
Mos e humbisni mundësinë për të çuar projektin tuaj përtej kufijve!

