Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ProWine Shanghai 2026!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizon Pavijonin Kombëtar Shqiptar, ku gjashtë kantina vendase do të prezantojnë verërat e tyre, duke sjellë në vëmendje shijet, historitë dhe veçantitë e një vendi që meriton të zbulohet më shumë nga tregjet ndërkombëtare.

