Gjashtë kantina, një prezantim i verës shqiptare në ProWine Shanghai 2026!

🍷 Gjashtë kantina, një prezantim i verës shqiptare në ProWine Shanghai 2026!
🇦🇱 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbështet pjesëmarrjen e gjashtë kantinave shqiptare, të cilat prezantojnë produktet, historitë dhe përvojën e tyre përpara profesionistëve të industrisë së verës nga tregje të ndryshme të botës.
🍇 Gjashtë kantinat në Pavijonin Kombëtar Shqiptar:
▪️ Kantina Arbëri
▪️ Kantina Belba 2000
▪️ Kantina Caco
▪️ Kantina Enofama
▪️ Kantina Shehi Family
▪️ Kantina Arianiti
Nga varietetet autoktone te ndërthurja e traditës me teknikat moderne të prodhimit, secila kantinë sjell identitetin dhe veçantinë e saj. Pjesëmarrja në ProWine Shanghai krijon mundësi për kontakte të reja me importues, distributorë, rrjete tregtare dhe profesionistë të sektorit HoReCa, duke hapur perspektiva për bashkëpunime dhe zgjerimin e eksporteve shqiptare drejt tregjeve aziatike.
📍 ProWine Shanghai, Kinë
📅 10–12 Nëntor 2026
BACK TO NEWS