AIDA në Tirana International Fair 2026!

AIDA në Tirana International Fair 2026!
🚀 Mundësi të reja, ide që frymëzojnë dhe partneritete që hapin rrugë drejt së ardhmes së biznesit!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë pjesë e edicionit të 32-të të Tirana International Fair, organizuar nga Klik Ekspo Group, me një stendë informuese ku vizitorët do të njihen me shërbimet e AIDA-s për investitorët, bizneset shqiptare dhe nxitjen e eksporteve.
Për katër ditë, Pallati i Kongreseve do të kthehet në një pikëtakim të bizneseve, investitorëve dhe inovacionit, me prezantime, konferenca dhe takime B2B që krijojnë hapësira për ide të reja dhe bashkëpunime të vlefshme.
📅 3–6 nëntor 2026
📍 Pallati i Kongreseve, Tiranë
🤝 Ejani të takohemi, të ndajmë ide dhe të zbulojmë së bashku mundësitë e reja për biznesin!
Ju mirëpresim!
BACK TO NEWS