“Explore Albania – Agribusiness” kompanitë zvicerane ndajnë përvojën e tyre të të bërit biznes në Shqipëri

Më 23 maj 2019, në Zyrih, Zvicër u organizua takimi “Explore Albania – Agribusiness”. Përfaqësues të Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u prezantuan bizneseve zvicerane dhe pjesëmarrësve të tjerë zhvillimet e fundit ekonomike të Shqipërisë, më konkretisht mundësitë që ofron Shqipëria për investime dhe potencialin për eksport në sektorin bujqësor.

Përfaqësues të Deloitte Albania informuan pjesëmarrësit rreth sistemit ligjor dhe tatimor shqiptar dhe kompanitë zvicerane që veprojnë në Shqipëri: Kunzli dhe SICPA ndanë përvojat e tyre të të bërit biznes në Shqipëri.

BACK TO NEWS