6 kompani pjesë e Pavijonit Kombëtar Shqiptar në ProWine Shanghai 2026
Kantina Arbëri – Tradita e Kallmetit, identiteti i Mirditës
Filozofia e tyre qendron në prodhimin e verërave që shprehin identitetin autentik shqiptar, veçanërisht përmes varieteteve autoktone ‘Kallmet’ dhe ‘Shesh i Bardhë’, të rritura në kodrat e Bukmirës (400-550m mbi nivelin e detit).
Eksporton tashmë në Francë, Gjermani, Zvicër dhe Kosovë.
Kantina Arbëri do të jetë pjesë e Pavijonit Kombëtar Shqiptar në ProWine Shanghai 2026, në kuadër të mbështetjes së AIDA-s për promovimin e eksporteve.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
Historia e Kantinës Arianiti nis në vitin 1985, me prodhimin familjar të verës dhe rakisë. Pasioni i trashëguar ndër breza u kthye në një investim të ri në vitin 2017, me krijimin e një kantine moderne në Patos. Sot, Arianiti ndërthur varietetet autoktone shqiptare me ato ndërkombëtare, duke investuar në cilësinë dhe zhvillimin e prodhimit.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
Kantina Belba 2000 ndërthur traditën familjare shqiptare me përvojën profesionale të fituar në një prej rajoneve të njohura të verëbërjes në Itali. Përpara krijimit të kantinës në Shqipëri, vëllezërit Belba punuan për 11 vite në Montepulciano, Toskanë, duke fituar përvojë në kultivimin e vreshtave dhe përpunimin e rrushit.
Verërat e tyre kanë arritur tashmë në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA, Belgjikë, Itali dhe Japoni.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
Verërat kryesore si ‘Shesh i Bardhë’ dhe ‘Shesh i Zi’ me varietete rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Vranis, Merlot, Rozali, Riesling dhe Toskë. Eksporton në Belgjikë, Japoni, Kinë dhe Brazil.
E vendosur në zonën e Myzeqesë, kantina ndërthur varietetet shqiptare me ato ndërkombëtare, duke synuar cilësinë dhe zgjerimin e pranisë në tregjet e huaja.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
E themeluar në vitin 2000 në Farkë, Kantina Familjare Shehi përfaqëson një kthim në tokë dhe një vazhdimësi të traditave bujqësore familjare. Ferma e tyre 14-hektarëshe përfshin vreshta dhe ullishte, ndërsa gjenerata e dytë po vazhdon punën e familjes në kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës.
Fokusi i tyre është te rrushi autokton ‘Shesh i Bardhë’ dhe ‘Shesh i Zi’, i plotësuar nga varietete ndërkombëtare. Përveç verës, Shehi po zhvillon një përvojë në rritje të agroturizmit përmes vizitave dhe degustimeve, duke lidhur verën shqiptare me turizmin në rritje të vendit.
Një hap drejt tregjeve aziatike për verën shqiptare.
@kantina_familjare_shehi


