AIDA në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2026, edicioni i 32-të

AIDA në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2026, edicioni i 32-të
Në datat 3–6 nëntor, AIDA mori pjesë në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve, me një stendë informuese dhe pjesëmarrje në panelin “Investing in Albania and the Western Balkans”.
Gjatë katër ditëve të panairit, AIDA mirëpriti vizitorë, përfaqësues biznesi dhe të interesuar pranë stendës së saj, ku prezantoi shërbimet e Agjencisë, projektet dhe aktivitetet e zhvilluara në mbështetje të investimeve dhe bizneseve shqiptare.
Në panel, AIDA u përfaqësua nga Sara Zotaj, Drejtore e Drejtorisë së Investimeve të Huaja, Partneriteteve dhe Kërkimit, e cila ndau perspektivën e Agjencisë mbi klimën e investimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe faktorët që ndikojnë në vendimmarrjen e investitorëve.
Pjesëmarrja në këtë panair i dha AIDA-s mundësinë të prezantojë punën e saj, të komunikojë drejtpërdrejt me bizneset dhe të promovojë potencialin e Shqipërisë si destinacion investimesh.
BACK TO NEWS