EU–Western Balkans New Frontier Investment Conference
Më 25–26 nëntor, u zhvillua konferenca ndërkombëtare EU–Western Balkans New Frontier Investment Conference, e cila bëri bashkë përfaqësues të institucioneve, investitorë dhe aktorë të rëndësishëm të biznesit nga rajoni dhe Evropa.
Konferenca shërbeu si një platformë për diskutimin e mundësive të reja të investimeve, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Ndër të tjera, AIDA zhvilloi edhe takime B2B, me fokus krijimin e kontakteve të reja, eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të reja të biznesit.

