Cikli i takimeve nga After-Care u mbyll me sukses në qytetin e Beratit

Në funksion të rritjes së koordinimit dhe bashkëpunimit me njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim ndihmën ndaj investitorëve të huaj dhe vendas, sektori After Care pranë AIDA-s ka zhvilluar takime me kompanitë që zhvillojnë biznesin e tyre në qytetin e Beratit.

Së bashku me përfaqësues të Bashkisë Berat, After Care është ndalur pranë tre kompanive: Center Shqiptare sh.p.k, Caterina Firenze, Intex dhe Vakëfi, për tu njohur më nga afër me aktivitetin dhe problematikat e tyre.

Center Shqiptare sh.p.k është një sipërmarrje me një aktivitet 12 vjeçar, që ka 750 punonjës dhe planifikon të arrij deri në 1000 në fund të kërij viti, duke e rritur kështu punësimin në një masë të konsiderueshme në qytetin e Beratit. Takimi ka vijuar në kompanin, Caterina Firenze, lider në prodhimin e këpucëve, në kompanië Intex dhe takimin përmbyllës në kompaninë e tregtimit dhe prodhimit të xhamit Vakëfi, e cila na prezantoi me planin ambicioz të riinvestimit në makineri dhe pajisje.

BACK TO NEWS