Event Ndërmjetësimi – Inovacioni si mjet për të arritur “Circular Tourism Destination”
Fondacioni Balear i Innovacionit dhe Teknologjisë (Fundacio Bit), ju fton të merrni pjesë në eventin ndërkombëtar që do të organizohet në kuadër të edicionit të 14-të të Seminarit Ndërkombëtar të Inovacionit dhe Turizmit 2019, i cili do të mbahet në Palma de Mallorca, Spanjë më 28 – 29 nëntor 2019.
Eventi përfshin realizimin e një seminari ndërkombëtar mbi Inovacionin dhe Turizmin. Ky event është një platformë për realizimin e debateve mbi propozimet për hulumtime dhe prezantimin e praktikave të mira të biznesit për të promovuar inovacionin në këtë sektor. Në çdo edicion analizohet një temë aktuale e interesit.
Edicioni i 14-të është prezantuar nën titullin “Inovacioni si mjet për të arritur Circular Tourism Destination: Mundësitë dhe Sfidat”. Ky aktivitet synon të analizojë potencialin, mundësitë, inovacionet dhe ndikimet kryesore të ekonomisë cirkulare mbi zinxhirin e vlerave turistike. Në secilin edicion, mblidhet një grup i shquar ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, eksperienca dhe njohuritë e të cilëve në lidhje me inovacionin dhe turizmin do të sigurojnë një kontribut optimal të njohurive për promovimin e aktiviteteve të reja në sektor dhe përmirësimin e aktivitetit turistik në destinacion, sidomos në Ishujt Balearikë.
Më konkretisht, ngjarja e Ndërmjetësimit të Rrjetit të Ndërmarrjeve Europiane ka për qëllim të krijojë marrëdhënie profesionale midis palëve të interesit të turizmit dhe të inovacionit (kompanitë, administratat publike, destinacionet, të tjerët), për të krijuar sinergji midis profesionistëve dhe për të ndërtuar ato të reja.
Kush mund të marrë pjesë? Përfaqësues të kompanive, universiteteve dhe instituteve kërkimore në të gjithë botën që punojnë në sektorin e Turizmit, TIK, të interesuar në ndarjen e ideve të reja të projektit dhe gjetjen e partnerëve të bashkëpunimit.
Pse të mernni pjesë:
Zgjeroni biznesin tuaj jashtë vendit.
Mësoni rreth teknologjive dhe zgjidhjeve të reja.
Krijoni mundësi të reja biznesi dhe marrëdhënie biznesi me kompani të tjera ndërkombëtare.
Gjeneroni kontaktet dhe biznesin midis profesionistëve të industrisë.
Afati përfundimtar per tu regjistruar është 24 Nëntor 2019.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e këtij eventi ju lutem kontaktoni.lorina.salaj@aida.gov.al