AIDA vijon takimet monitoruese të fondeve në qytetin e Tiranës
Stafi i AIDAs ka vijuar edhe sot takimet monitoruese të Fondit të Konkurrueshmërisë. Takimi i radhës ishte në kompaninë LF INFISSI Sh.p.k, me adresë në Sauk, Tiranë. Kjo kompani operon në sektorin e prodhimit të grilave persiane prej alumini.
LF INFISSI është një kompani eksportuese, ku i gjithë prodhimi eksportohet në Itali dhe Zvicër. Kompania ka si synim të shtrihet edhe në tregun Francez.