Njoftim mbi fondet e menaxhuara nga AIDA, Shtator 2019

Njoftim mbi fondet e menaxhuara nga AIDA, Shtator 2019

Një nga objektivat kryesore të AIDAs, është mbështetja e kompanive shqiptare për rritjen e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe daljen e tyre në tregjet e huaja.

Promovimi i Fondeve të AIDA-s:

Gjatë vitit 2019, Drejtoria e NVM & Projekteve, si dhe Grupi i punës së projektit EEN, realizuan një tur aktivitetesh “Info Day” dhe takime B2B me kompanitë shqiptare në 10 qyetet e Shqipërisë, si: Tiranë, Peshkopi, Korçë, Durrës, Pogradec, Pukë, Përmet, Shkodër, Kukës, Vau i Dejës. Promovimi u organizua nëpërmjet tavolinave të rrumbullakta, ku morën pjesë mbi 300 biznese të sektorëve të ndryshëm, gjithashtu edhe nëpërmjet takimeve derë më derë.

Gjithsej mbas promovimit të 4 fondeve të menaxhuara nga AIDA, u paraqitën 78 kompani aplikuese, të sektorëve të ndryshëm, të prodhimit dhe shërbimit, duke u bazuar në VKM-të dhe kriteret e rregulloreve të fondeve u miratuan gjithsej 57 kompani.

Ju bëjmë me dije se gjatë muajit Shtator 2019, u mblodhën Komisionet e Aprovimit të Granteve përkatësisht për fondet e mëposhtme:

 

  • ::marker “Fondi i Konkurrueshmërisë, datë  09.2019,ora 09.30,”
  • ::marker “Fondi i Ekonomisë Kreative, datë 19.09.2019, ora 15.00,”
  • ::marker “Fondi Start-up, datë 25.09.2019, ora 10.00,”
  • ::marker “Fondi i Inovacionit, datë 25.09.2019, ora 11.00,”

 

Nr Fondet e AIDAs Nr i kompanive aplikuese Nr i kompanive përfituese
1 Fondi i Konkurrueshmërisë 17 14
2 Fondi i Ekonomisë Kreative 15 13
3 Fondi Start-Up 23 12
4 Fondi i Inovacionit 23 18

Thirrje: Aplikimet vazhdojnë vetëm për fondin e konkurueshmërisë, fondet e tjera janë mbyllur për vtin 2019.

Për çdo informacion ose sqarim ju lutemi na shkruani në adresën: info@aida.gov.al

BACK TO NEWS