Regional Automotive Supplier Conference
Drejtori Ekzekutiv i AIDAs, Z. Sokol Nano dhe Drejtoresha e Marketing dhe Kërkim Analizë, Znj. Dilfirus Vrioni, ishin pjesë e edicionit të tetë të eventit “Regional Automotive Supplier Conference” të mbajtur në Budapest, në datat 8 – 10 tetor 2019. Ky event kishte si qëllim promovimin e sektorit automotiv shqiptar dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend.
Në kuadër të këtij eventi u zhvillua edhe takimi ndërmjet Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Hungari, SH. T. Z. Arian Spasse, Znj. Vrioni dhe Znj. Andrea Mátrai, Drejtore e Komunikimit pranë Agjencisë Hungareze të Zhvillimit të Investimeve (HIPA).
Në takim u bisedua për vendosjen e lidhjeve të ngushta mes institucioneve, me synim shkëmbimin e përvojave për thithjen e investitorëve të huaj në vendet përkatëse dhe hartimin e strategjive funksionale për fokusin e synuar të fushave të investimeve. Ambasadori Z. Spasse vuri në dukje se investitorët hungarezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se AIDA është e gatshme të japë kontributin e vet në këtë drejtim.