Ekspozita “The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space – by Simone Micheli”.

AIDA ka kënaqësinë t’ju njoftojë se në datat 10 deri më 20 dhjetor 2019, do të zhvillohet në Tiranë pranë Muzeut Historik Kombëtar, ekspozita “The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space – by Simone Micheli”.

Ky event mbështetet nga Ambasada e Italisë, Agjencia ICE, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA), me bashkëpunimin e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita synon t’i tregojë publikut bukurinë që karakterizon stili italian nëpërmjet transformimit të çdo mjedisi në një vepër arti të vërtetë, të cilën pjesëmarrësi mund të eskperimentojë, ta provojë, ta përjetojë.

Ekspozita do të krijojë trembëdhjetë makro-hapësira të përgatitura me produktet e 14 kompanive pjesëmarrëse: Alessandro Bini, Antique Mirror, Axolight, Barel, Bruno Parquet, Cordivari Design, Eterno Ivica, Insenso by Welcome, Novellini, Piscina & Wellness, Rubinetterie Fiorentine, Simas, Snowhite, Tessaro Group.

Eventi do të hapet në datën 10 dhjetor 2019 në orën 16.00 pranë Sallës së Konferencave Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, ftesën mund ta gjeni duke klikuar në linkun: https://www.ice.it/…/inline-fi…/invito%20online%20tirana.pdf

Për më shumë informacione vizitoni linkun: https://www.ice.it/…/al…/luxury-italian-style-simone-micheli

BACK TO NEWS