Panairi Ndërkombëtar “Artigiano in Fiera”

U çel sot në Milano, Itali, Panairi Ndërkombëtar “Artigiano in Fiera” ku Shqipëria përfaqësohet për herë të parë. AIDA mer pjesë në këtë panair me stendë, duke promovuar produktet artizanale “Made in Albania” në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejeve dhe Fondacionin Tradita Popullore.

Sektori i artizanatit përfaqësohet me produkte nga të gjitha trevat e Shqiperise, si kostume popullore, qilima, qeleshe, kapele të qëndisura me gajtan si edhe qëndisma me motive të ndryshme. Vizitore nga Hungaria, Rusia, Italia, Polonia kanë vizituar stendën dhe kanë treguar interes të veçantë për produktet artizanale shqiptare! Panairi “Artigiano in Fiera” është një nga panairet me të medhenj që zhvillohet për sektorin e artizanatit dhe do të jete i hapur në datat.30 Nentor – 8 Dhjetor 2019.

 

BACK TO NEWS