Shprehje interesi për partneritet nga kompania rumune REMADET PROD SRL

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se kompania rumune REMADET PROD SRL ka shprehur interes për bashkëpunëtor/partner në tregun shqiptar për produkte inovative për industrinë e përpunimit dhe lëndës së parë për printim dhe shtypshkronjë.

Kompania REMADET PROD SRL është e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e tretësve, pastruesve për industrinë e përpunimit dhe lendës së parë. Ajo ka si qëllim të promovojë një produkt revolucionar në tregun e huaj, i cili është gjithashtu më miqësor ndaj mjedisit.

Ftohen kompanitë shqiptare të sektorit të shprehin interesin e tyre, për të krijuar mundësi për partneritet dhe bashkëpunim.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose vizitoni faqen zyrtare të kompanisë rumune në linkun:https://www.remadet.com/

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 23.06.2020

BACK TO NEWS