Ftesë për pjesëmarrje në webinarin me temë “Turizmi i së Ardhmes”
AIDA ju fton të merrni pjesë në webinarin me temë “Turizmi i së Ardhmes” për t’iu gjendur sa me afër të gjithë bizneseve në sektorin e turizmit të cilët janë ndikuar nga pandemia Covid-19.
Ky webinar synon të adresojë impaktin e pandemisë COVID-19 të turizmi, si një nga sektorët më me rëndësi për ekonominë shqiptare. Duke qenë se investimet me shifra më të larta vijnë nga ky sektor, AIDA do të zhvillojë një komunikim me ekspertë të fushës me qëllimin për të asistuar të gjithë bizneset, agjencitë, operatorët turistik, hotelet dhe organizatat e menaxhimit të destinacionit drejt procesit të rimëkëmbjes.
Në këtë webinar, ne do të veçojmë më konkretisht hapat e duhur drejt rimëkëmbjes së industrisë së turizmit si dhe impaktin që kjo pandemi ka sjellë në Shqipëri dhe në Evropë.
Më tej do të diskutohen masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për mbrojtjen e këtij sektori, impaktin në agjencitë turistike, hoteleri dhe udhëtimet ajrore dhe atë çfarë premton e ardhmja për këtë sektor.
Data: 9 Korrik, 2020 03:00 PM
Tema: TURIZMI I SË ARDHMES – MENAXHIMI NË KOHË REALE POST COVID-19
Ju ftojmë të regjistroheni në link-un e mëposhtëm:
https://zoom.us/webinar/register/WN_Dtw8cAL7RpiIrzyf-YoKyg