AIDA nëpërmjet Ambasadës Sllovake në Tiranë, njofton se në datë 21 tetor 2020, do të mbahet eventi ndërkombëtar “Slovak Matchmaking Fair 2020

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) nëpërmjet Ambasadës Sllovake në Shqipëri, njofton se në datë 21 tetor 2020, do të mbahet eventi ndërkombëtar “Slovak Matchmaking Fair 2020”.

Ky event organizohet nga Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë dhe synon të bashkojë sipërmarrës Sllovakë dhe të huaj përmes takimeve bilaterale, të cilat do të kenë në fokus prezantimin e ofertave të partneritetit, kapacitetet prodhuese ose krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta.

Edicioni i 14-të i këtij eventi, këtë vit do të zhvillohet online duke respektuar rregullat dhe kufizimet aktuale të COVID-19.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose klikoni në faqen zyrtare të eventit: https://sario.sk/en/events-projects/slovak-matchmaking-fair-bratislava-2020-0

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 21.09.2020

BACK TO NEWS