Organizohet forumi i parë ndërkombëtar online me tematikë “China-CEEC Economic and Trade Match-making Conference and Chengdu Conference”

AIDA në bashkëpunim me Këshillin Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) dhe Bashkinë Chengdu, ka kënaqësinë të ftojë kompanitë shqiptare të marrin pjesë në forumin e parë ndërkombëtar online me tematikë “China-CEEC Economic and Trade Match-making Conference and Chengdu Conference”, i cili do të mbahet në datat 28 – 30 tetor 2020.

Ky aktivitet ka për qëllim të përmirësojë marrëdhëniet tregtare dhe investimet midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, nëpërmjet krijimit të një mekanizmi, i cili do të lehtësojë zhvillimin e qendrueshëm, kuptimin e tregtisë ndërkombëtare të prekur nga COVID-19, identifikmin e mundësive dhe sfidave, si edhe përmirësimin e import-eksportit me Kinën.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë e takimeve B2B gjatë seksionit të ndërmjetësimit. Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet kompanitë shqiptare, të cilat janë pjesë e sektorëve si:

Manifaktura

Energjia e gjelbër

Produkte inovative digjitale dhe kulturore

Pajisje mekanike

Logjistika

Pjesëmarrja në këtë forum do të jetë pa pagesë.
Për informacion më të detajuar mbi pjesëmarrjen, na kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al

BACK TO NEWS