Vizita e AIDA-s në kompaninë “Innovaway Albania”
“Innovaway Albania” u hap në maj të vitit 2015.
Co-business i kompanisë është Help desk, IT si dhe zhvillim i software-it.
AIDA ka qenë kontakti i parë për “Innovaway”, duke shërbyer si urë lidhëse mes kompanisë e Qeverisë.
Çelësi i suksesit janë burimet njerëzore në fushën e teknologjisë dhe me gjuhë të huaj.
Nga 90 punonjës, 60% janë femra dhe 40% janë meshkuj.
“Innovaway Albania” synon të futet në tregun shqiptar për sa i përket projekteve.
Qëllimi i saj është të renditet si një ndër kompanitë më të mira në treg që do të punojë dhe në tregun lokal.