AIDA hap thirrjen për identifikimin e pronave private në mbështetje të investimeve
AIDA, në funksion të tërheqjes dhe lehtësimit të investimeve në Shqipëri 🎯, hap thirrjen për të paraqitur pronat private pranë agjencisë tonë, sipas tre kategorive të mëposhtme:
Kapanone – sipërfaqje minimale > 1000 m2;
Sipërfaqje trualli e lirë – sipërfaqje minimale > 2000 m2;
Sipërfaqje trualli përgjatë vijës bregdetare të përshtatshme për investime në turizëm.
Nëpërmjet kësaj thirrje synohet formimi i një databaze pronash private, e cila do të shërbejë për ndërtimin e urave të shpejta të komunikimit mes investitorëve dhe zotëruesve të pronave.
Ju mund të dërgoni të dhëna për pronën tuaj duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeM1E0MVtjWy5…/viewform
Për informacione shtesë mund të kontaktoni në adresën e email: info@aida.gov.al