“Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar dedikuar Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e panairit “Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar dedikuar Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit, që do të mbahet në datat 27-29 Prill 2023, në Lushnjë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.

Në panair do të marrin pjesë aktorët më të rëndësishëm të sektorit të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit dhe Evropa. “Ditët e Bujqësisë 2023”, do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për bizneset dhe profesionistët pjesëmarrëse.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si: konferenca, workshope, tryeza të rrumbullakëta etj., që synojnë të japin informacion mbi programet qeveritare, eksportin e produkteve bujqësore, arritjen e standardeve të sigurisë ushqimore, inovacionin teknologjik në bujqësi, blegtori dhe peshkim. Kryefjala e të gjitha aktiviteteve do të jetë nxitja dhe ruajtja e qëndrueshmërisë në këta sektorë.

Për të gjitha kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në panair ose për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun:
https://www.icebergexhibitions.com/…/agriculture…/…

BACK TO NEWS