Ekspozita e 3-të mes Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 16-20 maj 2023, do të zhvillohet Ekspozita e 3-të mes Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, me temë “Bashkëpunimi i thelluar për një të ardhme të përbashkët”, që do të mbahet në Ningbo, Kinë.

Ekspozita do të përbëhet nga 20 ngjarje kryesore dhe me një sipërfaqe prej 210 mijë m2, do të ekpozohen produkte nga fusha e teknologjisë së avancuar, bujqësisë, kozmetikës, turizmit, logjistikës, kulturës, etj., nga vendet e EQL, vendet evropiane dhe nga 31 provincat e Kinës.

Aktivitetet që do të mbahen gjatë ditëve të ekspozitës do të krijojnë mundësinë për të forcuar dhe krijuar bashkëpunime të reja, për të njohur risitë dhe zgjidhjet më të fundit inovative.

Për më shumë infomacion lutemi vizitoni linkun:
http://ningbo.chinadaily.com.cn/chinaceecinvestmentandtra

BACK TO NEWS