Në datat 19-23 tetor 2023, do të zhvillohet panairi i sektorit të drurit “WoodTech”, në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, Turqi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 19-23 tetor 2023, do të zhvillohet panairi i sektorit të drurit “WoodTech”, në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, Turqi.
“WoodTech” do të bëjë bashkë kompanitë dhe përfaqësuesit më të mëdhenj të kësaj industrie dhe do të ekspozohen të gjitha llojet e makinerive të përpunimit të drurit, makineritë e trajtimit të sipërfaqes së drurit, veglat e dorës, pjesët përbërëse të makinerive, zgjidhjet softuerike të përpunimit të drurit dhe makinat për industrinë pyjore.
Ky panairi i cili vazhdon prej 36 vitesh, sjell teknologjitë më të fundit të përpunimit të drurit dhe risitë sektoriale së bashku me vizitorët e panairit si qendër e tregtisë ndërkombëtare.
Panairi “WoodTech” do të nxisë kontakte të rëndësishme biznesi dhe të jetë një platformë efektive tregtare për ata që duan të zgjerohen në tregje të reja.
Për të gjitha kompanitë e interesuara për pjesëmarrje, lutem vizitoni linkun: https://woodtechistanbul.com/…
BACK TO NEWS