Panairi “Food & Drink Expo 2023″
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mori pjesë me 10 kompani shqiptare në panairin kombëtar “Food & Drink Expo 2023″, që u mbajt në datat 23-25 maj.
Gjatë ditëve të panairit, kompanitë pjesëmarrëse të stendës së organizuar nga AIDA nën logon “Made in Albania”, ishin: “Vaj Ulliri Valmi”, “Djathë Veleçiku”, “HidroFarm”, “Subashi Olive Oil”, “Luga e Argjendtë”, “Prodhime Tradicionale Pogradeci”, “Birraria e Gjyshit”, “Di Pro Bio”, “Nëna Dashuri”, “Ferma Arion Gorka”. Këta prodhues shqiptarë ekspozuan dhe promovuan produktet e tyre, që u degustuan nga vizitorët e panairit.