Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 1 – 5 shtator 2023, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i 92-të i Izmirit në Turqi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 1 – 5 shtator 2023, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i 92-të i Izmirit në Turqi.

 

Panairi Ndërkombëtar i Izmirit është panairi më i vjetër dhe më gjithëpërfshirës i Turqisë, duke vijuar të jetë një platformë e madhe tregtare dhe një zonë festivali për ekspozuesit dhe vizitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Edicioni i këtij viti bashkon sërish zhvillimet sektoriale dhe tendencat e reja me konsumatorët dhe përfaqësuesit e sektorëve. Disa nga sektorët më të rëndësishëm që mbulon ky panair janë: Teknologjia, Arsimi, Shëndeti, Ndërtimi, Turizmi, Prodhimet ushqimore, Prodhimet mjekësore dhe Paketimi.

 

Pjesëmarrësve u krijohet mundësia që të përfitojnë nga alternativat e investimeve ndërkombëtare, duke krijuar bashkëpunime në takimet tregtare ndërkombëtare si “Izmir Business Days” që organizohen në kuadër të këtij panairi.

 

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesëmarrës, në linkun e mëposhtëm gjeni formularin e pjesëmarrjes për t’u plotësuar nga ju:

Link

 

Gjithashtu, për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun zyrtar: https://ief.izfas.com.tr/92-izmir-international-fair

BACK TO NEWS