Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e “Ekspozitës dhe Samitit Ndërkombëtar të Halalit” në Arabinë Saudite, i cili do të mbahet në qendrën ndërkombëtare të konventave dhe ekspozitave të Riadit, 19 – 21 nëntor 2023

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e “Ekspozitës dhe Samitit Ndërkombëtar të Halalit” në Arabinë Saudite, i cili do të mbahet në qendrën ndërkombëtare të konventave dhe ekspozitave të Riadit, 19 – 21 nëntor 2023.
Ekspozita e 2-të Halal ka në fokus mbështetjen e aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë në kërkimin e inovacionit dhe nismave të reja, për të promovuar rritjen e qëndrueshme të ekonomisë hallall, në sektorët: Ushqim & Pije, Kozmetikë, Farmaceutikë, Turizëm, Financë, etj.
Ky event do të ofrojë një platformë për kompanitë pjesëmarrëse, për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe për të komunikuar mesazhet e tyre thelbësore për një audiencë më të gjerë.
Për më shume informacion klikoni linkun: https://www.saudihalalexpo.com/ .
BACK TO NEWS