AIDA, informon kompanitë shqiptare të sektorit të Fruta-Perimeve dhe Bimëve Medicinale, për zhvillimin e aktivitetit MACFRUT 2024

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), informon kompanitë shqiptare të sektorit të Fruta-Perimeve dhe Bimëve Medicinale, për zhvillimin e aktivitetit MACFRUT 2024: “Mundësi biznesi në industrinë e fruta&perimeve dhe hartave për sipërmarrësit shqiptarë”, që do të mbahet në datën 15 nëntor, ora 10:30- 12:00, në Tirana International Hotel, Tiranë.  

Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë organizatorë të panairit MACFRUT, përfaësues të Federatës Italiane të Prodhuesve të Bimëve Mjekësore, Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve si dhe përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.  

Fokusi i këtij eventi është prezantimi i edicionit të ardhshëm të panairit MACFRUT, i cili do të zhvillohet në data 8-10 maj 2024, në Qendrën Ekspozuese të Riminit. 

Panairi “MACFRUT” është një ekspozitë që përfaqëson të gjithë zinxhirin e furnizimit, me 9 sektorë të përfshirë: Prodhimi dhe Tregtia, Makineritë dhe Bimët, Paketimi, Makineritë Bujqësore, Sistemet e Ujitjes, Erëzat dhe Bimët, Farërat, Biostimulantët, Logjistika dhe Shërbimet 

Ftojmë kompanitë që kanë interes për pjesëmarrje në këtë event dhe që duan të njihen me kushtet dhe kriteret e panairit të kryejnë regjistrimin e tyre brenda datës 8 nëntor 2023, në linkun: https://forms.gle/Hf1r2h8ivAcXnjcW8 

BACK TO NEWS