AIDA, organizoi pjesëmarrjen për herë të parë me stendë kombëtare të Shqipërisë në panairin ndërkombëtar “ISPO Munich 2023”, në Mynih, Gjermani

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO) dhe shoqatën Pro Eksport Albania organizoi pjesëmarrjen e pesë kompanive shqiptare në panairin “ISPO Munich 2023”, që u zhvillua në Mynih, Gjermani në datat 28-30 Nëntor 2023.

Gjatë tre ditëve të panairit, kompanitë shqiptare të sektorit të veshjeve sportive dhe tekstileve, përkatësisht “DBS Group”, “Jonian Konfeksion”, “Mi-Le-Ge-H”, “All Brothers” dhe “Ola1” ekspozuan dhe promovuan produktet e tyre në stendën e Shqipërisë.

Gjatë ditëve të panairit kompanitë shqiptare patën mundësi të realizonin takime B2B dhe të krijonin kontakte me kompani të huaja nga shtete si: Gjermania, Austria, Kanadaja, Italia, Pakinstani, Kili etj.

Pjesëmarrja në ISPO Munich 2023 mundësoi promovimin e kompanive shqiptare, si edhe krijimin e kontakteve që do të shërbejnë si pikënisje për lidhjen e kontratave me kompani të huaja.

BACK TO NEWS