Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur ankandin e pestë në energjinë diellore.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur ankandin e pestë në energjinë diellore.
Kapaciteti total i instaluar i projekteve të propozuara do të jetë 300 MW, duke filluar nga ai minimal 10 MW në atë maksimal 100 MW për projekt. Ashtu sikundër dhe procedurat konkurruese paraardhëse, ky ankand do të jetë i llojit hibrid, ku investitori identifikon paraprakisht një vendndodhje me rrezatim të lartë diellor dhe situatë të qartë juridike dhe më pas ndjek hapat përkatës të procedurës.
Afati final i dorëzimit të ofertave do të jetë data 17 Maj 2024, ndërkohë hapja zyrtare e ofertave financiare dhe shpallja e fituesit do të jetë në datë 10 Korrik 2024.
Për më shumë informacion: https://www.infrastruktura.gov.al/
BACK TO NEWS