Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim përfaqësues të Bankës Publike të Investimeve në Francë (Bpifrance), Z. Pierre Grandjouan dhe Znj. Virgine Poncet.
Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim përfaqësues të Bankës Publike të Investimeve në Francë (Bpifrance), Z. Pierre Grandjouan dhe Znj. Virgine Poncet. Takimi kishte si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve, në funksion të mbështetjes së bizneseve të dy vendeve.
Ky takimi erdhi mbas nënshkrimit të udhërrëfyesit për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës.
Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitete të përbashkëta që mund të organizohen, si forum biznesi në vendin tonë, si edhe pjesëmarrjen e AIDA-s në “BIG BPI”, i cili është eventi më i madh që organizohet nga Bpifrance dhe mbledh bashkë qindra biznese.