AIDA, njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “𝑺𝒎𝒂𝒓𝒕 & 𝑮𝒓𝒆𝒆𝒏 𝑭𝒖𝒕𝒖𝒓𝒆”

 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim 💡“𝑺𝒎𝒂𝒓𝒕 & 𝑮𝒓𝒆𝒆𝒏 𝑭𝒖𝒕𝒖𝒓𝒆” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë, të cilët synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit 🌿 dhe të orientuara drejt digjitalizimit.
Projekti parashikon të financojë rreth 75 ide. Vlera e financimit me grant do të jetë deri në 4,000 Euro për projekte individuale (subjekte Person Fizik) dhe deri ne 7,000 Euro për projekte jo individuale (bashkë-aplikantë ose subjekte Person Juridik). Afati i fundit për aplikim është data 28.02.2024.
Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen si dhe për t’u njohur me formatin e aplikimit, ndiqni linkun: https://shorturl.at/gozGV
Gjithashtu, për tu njohur me projekte aktive vizitoni platformën “Akses në Financë”- https://aida-smefinance.gov.al/
BACK TO NEWS