AIDA, ju informon mbi zhvillimin e Konferencës RE:D (Real Estate: Development), 28-29 shkurt 2024,Zagreb, Kroaci

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), ju informon mbi zhvillimin e Konferencës RE:D (Real Estate: Development), e cila do të mbahet në datat 28-29 shkurt 2024, në Zagreb, Kroaci, e organizuar nga HESA Group.

RE:D është një konferencë dedikuar zhvillimit të investimeve në pasuri të paluajtshme në rajon. Qëllimi i kësaj konference është të bëjë bashkë dhe fuqizojë aktorët kryesorë të këtij sektori mbi mundësitë e ardhshme të investimit në sektorin real estate.

Konferenca do të shërbejë gjithashtu, si një platformë dinamike për profesionistët e sektorit real estate, për të shkëmbyer idetë, zgjeruar njohuritë dhe eksploruar tendencat e këtij tregu në zhvillim.

Për më shumë informacion lutem vizitoni broshurën e konferencës në linkun: https://aida.gov.al/…/2024/02/RED-brochure_investors.pdf

BACK TO NEWS