AIDA, ka kënaqësinë të njoftojë se procesi i nominimit për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit Perëndimor ka filluar.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), ka kënaqësinë të njoftojë se procesi i nominimit për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit Perëndimor ka filluar. Ky proces është ndërmarrë në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe agjendës së Regional Cooperation Council(RCC), për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

Kjo nismë synon të njohë dhe vlerësojë gratë sipërmarrëse që kanë filluar dhe zhvilluar bizneset e tyre dhe kanë kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës së qëndrueshme në rajon.

Në këtë nominim, RCC fton individë, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, Dhomat e Tregtisë, Shoqatat e Biznesit dhe organizatat partnere rajonale dhe ndërkombëtare nga Ballkani Perëndimor që të nominojnë gratë sipërmarrëse për titullin “Gratë Sipërmarrëse të Vitit të Ballkanit Perëndimor 2023”.

Afati i fundit për nominim është data 26.02.2024.

Për më shumë informacion mbi nominimin klikoni linkun:
https://www.rcc.int/…/western-balkans-women…

BACK TO NEWS