A kualifikohet biznesi im?

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju kujton se thirrja për mbylljen e aplikimeve po afron, ndaj përpara se të dërgoni dokumentacionin tuaj, sigurohuni që biznesi juaj plotëson të gjitha kriteret bazë për të përfituar nga fondet e vitit 2026.
🏢 A kualifikohet biznesi im?
Kontrolloni nëse i përmbushni këto tre kushte kryesore:
👥 Statusi: Duhet të jeni të regjistruar në QKB si Ndërmarrje Mikro, e Vogël ose e Mesme (NMVM), mbi 12 muaj.
⏳ Kohëzgjatja: Projekti i propozuar duhet të realizohet plotësisht brenda muajit Nëntor të vitit 2026.
🚫 Rregulli: Nuk duhet të jeni të financuar nga donatorë të tjerë apo institucione financiare për të njëjtat aktivitete ose shpenzime.
⏳ Afati i fundit dhe Dorëzimi (Edhe 5 ditë afat!)
📅 Data: 09 Qershor 2026
🕒 Ora: 16:30
📧 Aplikimi online në adresën:ndermarrje@aida.gov.al
Nxitoni të aplikoni dhe të shfrytëzoni mundësinë për të financuar projektin tuaj me mbulim deri në 100% të kostove!
BACK TO NEWS