KRITERET MBI TË CILAT DO TË VLERËSOHEN PROJEKT-PROPOZIMET PËR FONDET 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të thirrjes “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit me Fonde për Vitin 2026”, fton të gjitha Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) të bëhen pjesë e këtij programi mbështetës.
Për të gjithë aplikuesit e interesuar, projekt-propozimet do të vlerësohen me përparësi bazuar në këto kritere kyçe:
-Qartësia e planit të biznesit:Paraqitja e një plani të strukturuar qartë dhe me objektiva të mirëpërcaktuara.
-Impakti i matshëm: Projektet duhet të dëshmojnë rezultate konkrete dhe të verifikueshme në treg.
-Orientimi drejt eksportit: Fokus i veçantë do t’u jepet bizneseve që synojnë zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
-Rritja e punësimit:Krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve njerëzore.
-Ndikimi pozitiv në mjedis:Mbështetja e proceseve dhe praktikave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekologjik.

