Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut viziton AIDA-n
Sot, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z. Sokol Nano, priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Arben Vila.
Në këtë takim, përfaqësuesit prezantuan fokusin dhe misionin e institucioneve respektive, duke u ndalur në strategjinë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe reformat qeveritare që e mbështesin këtë. Gjatë takimit, u diskutua edhe organizimi i një Study Tour në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të shkëmbyer përvojat dhe eksperiencat në tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendase për dy vendet, por edhe në të mirën e rritjes ekonomike në rajon.
Zhvillimi i këtij takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të mira institucionale, dhe rritjes së bashkëpunimit në projekte me ndikim në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.